Sali Berisha njoftoi dje se në zgjedhjet e ardhshme vendore kandidati i PD nuk do të jetë më i pavarur, duke djegur kështu emrin e aktorit Florjan Binaj, i cili ishte propozuar më herët për Tiranën. Pas kësaj deklarate, emri më i përfolur u bë ai i Ilir Alimehmetit.
I ftuar në emisionin “Terminal” në A2 CNN, Alimehmeti komentoi deklaratën e Berishës. Duke iu referuar Florian Binajt, ai tha se Berisha nuk ka përmendur emra konkretë, por ka theksuar se opozita nuk do të dalë me kandidatë të pavarur.
“Berisha, në fakt, tha që nuk do shkojmë me kandidat të pavarur; pra, është qasje e partisë politike. Nuk u fol për emra të veçantë. Rrugës mund të jetë edhe zoti Binaj, që ka dhënë një kontribut të frytshëm për Partinë Demokratike në një periudhë të vështirë. Pra, PD do dalë me një kandidat të vetin, apo edhe të një koalicioni, pasi mund të jetë edhe koalicion”, tha Alimehmeti.




















