Ish-kryetari i LZHK, Dashamir Shehi, i ftuar në News24, u shpreh dje se zgjedhja sërish e Berishës në krye të PD, do ta çonte vendin në izolim. Ai tha se kreun e PD nuk e takon asnjë nga partnerët ndërkombëtarë për shkak të statusit non-grata nga SHBA.
Shehi shtoi se ne jemi vend i vogël dhe kemi nevojë për aleatë të mëdhenj.
“Ti e izolon Shqipërinë, si do na ndihmosh kundër një “armiku” që ia jep Sazanin dhëndrit të Trump, që ka blerë lobingun ndërkombëtar? Ty [Berishën] s’të pranojnë andej, për çfarë bëjmë luftë ne. Që ia jep Durrësin ca matrapazve arabë, sipas darkave që ka ngrënë Rama nëpër botë. Pse duhet ta bëjmë? Politika ka edhe etikë e moral, pavarësisht se thonë se politika s’ka moral. Nëse i thua ti hajdut e i korruptuar dikujt, duhet të jesh vetë i pastër. Ka ardhur dita që në opozitën shqiptare, të rinjtë që janë brenda PD apo të tjerët që janë jashtë saj, që kanë treguar se kishin peshë elektorale, të marrin përgjegjësitë e veta dhe të mos lodhen për një karrige politike dhe t’i dalin për zot halleve që ka Shqipëria”, tha Shehi.




















