Premier League në Angli ka dhënë verdiktet e para të sezonit. Wolverhampton zyrtarisht është ekipi i parë i rrëzuar në Championship pas tetë vitesh në elitën e Anglisë. ‘Ujqit’ kanë grumbulluar vetëm 17 pikë pas 33 ndeshjeve të luajtura dhe renditjen në vendin e fundit (20-të).
Barazimi 0-0 mes Crystal Palace dhe West Ham të hënën bëri që diferenca mes vendit të fundit (Wolves) dhe zonës së mbijetesës të thellohej, çka solli edhe këtë zyrtarizim të rrëzimit të Wolves një kategori më poshtë.
Kur jemi edhe pesë raunde nga fundi i sezonit, Burnley i Armando Brojës është pranë rrëzimit nga Premier League, ndërsa garë e fortë për të shpëtuar sezonin do jetë mes Tottenham dhe West Ham. Spursat kanë një kalendar më të vështirë në letër dhe rrezikojnë turpërimin.




















