Vedat Muriqi e ka shënuar me gërma të arta emrin e tij në historinë e Mallorcas.

Sulmuesi i Kosovës, është bërë zyrtarisht golashënuesi më i mirë në histori të klubit spanjoll në La Liga.

Përmes dy golave të shënuar në pjesën e parë kundër Rayo Vallecanos, sulmuesi dardan arriti kuotën e 55 realizimeve, duke thyer rekordin e mbajtur prej vitesh nga legjenda Samuel Eto’o, me 54 gola.

Ky sukses e pozicionon “Piratin” si figurën qendrore të ekipit ishullor në elitën e futbollit spanjoll.

Përveç rekordit historik, Muriqi po zhvillon një sezon mbresëlënës edhe në aspektin personal, duke u ngjitur në listën e golashënuesve më të mirë të kampionatit.