Në një postim të fundit të saj, aktivistja Evi Kokalari shprehet se është e vetmja shpresë për Partinë Demokratike. Ajo propozon se “PD-së i duhet dikush nga diaspora si unë, që ka një mentalitet tjetër për ta thyer status quo-në dhe për ta hapur realisht PD-në”.

Sipas saj, Berishën sot mund ta mundin të gjithë, por PD është e marrë peng dhe e mbushur me mashtrues.

Në një postim të fundit të saj, aktivistja

Postimi i plotë i Evi Kokalarit:

Z. Nallbani ka shumë të drejtë: kundër PD-së fiton edhe Babalja, i cili është njësoj si ata që po luftojmë. Por PD-së i duhet dikush nga diaspora si unë, që ka një mentalitet tjetër për ta thyer status quo-në dhe për ta hapur realisht PD-në.

Këtu më duhet të shtoj një detaj: nuk mjafton thjesht të jesh nga diaspora dhe të kesh mentalitet perëndimor, sepse të tillë kemi plot shqiptarë nga diaspora që do të bënin një punë shumë të mirë po të ishte PD-ja në një moment tjetër jo e marrë peng dhe mbushur me mashtrues. Por këtu duhet dikush që jo vetëm është maturuar politikisht jashtë—dhe sidomos në SHBA, që nga shumë pikëpamje është superiore ndaj mentalitetit politik të Europës—por mbi të gjitha duhet dikush me karakter të fortë dhe vendosmëri në atë që bën, që nuk thyhet nga sulmet, por as nga tentativat për t’u korruptuar.

Këtë e kam treguar tashmë me fakte, sepse:

1- Më ofruan para dhe i kam refuzuar

2- Më ofruan pozicionin e nënkryetarit të PD-së dhe e kam refuzuar

3- E vetme dhe nën sulme nga më vulgarët, kam bërë luftë kundër Berishës, Këlliçit, Nokës, Vokshit, të cilët manipuluan dhe shkatërruan meritokracinë që Berisha premtoi në Foltore

Pra, duhet një integritet maksimal për të kaluar pengesën kryesore—marrjen e PD-së, por edhe pastrimin e brendshëm, ndaj atyre që do të mundohen të na luftojnë pa filluar mirë nga puna.