Ylli i Villarreal, Nicolas Pepe, i njohur për shpejtësinë dhe kreativitetin në fushën e futbollit, duket se nuk qëndron shumë gjatë beqar, sipas thashethemeve që po qarkullojnë në rrjetet sociale.
Një raport viral bën me dije se 30-vjeçari ka nisur një lidhje me Lana Rhoades, aktoren e njohur të filmave për të rritur.
Kjo vjen pak pas ndarjes së Pepe nga Teanna Trump, një tjetër ish-aktore e filmave për të rritur, pas një lidhjeje afro 20-mujore. Shkaku i ndarjes mbetet i paqartë, megjithëse raporte jozyrtare flasin për çështje familjare si një faktor i mundshëm.
Ndërkohë, Lana Rhoades, emri i vërtetë i së cilës është Amara Maple, ka shprehur dëshirën për të nisur një kapitull të ri në karrierë, duke u fokusuar në familje dhe mundësi të reja, pas përvojave traumatike, siç i quan ajo, gjatë kohës në industrinë e filmave për të rritur.
Ajo ka deklaruar më parë se do të donte të fshinte të gjitha videot e saj nga interneti dhe të rikuperonte dinjitetin dhe respektin e saj.
Nga ana sportive, Nicolas Pepe ka luajtur 42 ndeshje për Villarreal, duke shënuar 7 gola dhe dhënë 6 asistime. Kontrata e tij me klubin spanjoll shtrihet deri në vitin 2028, ndërsa vlera e tij sipas Transfermarkt është rreth 6 milionë euro.










