Deputeti i Lushnjes Saimir Korreshi duket se ka gjetur “rehatinë” në një nga vendet më paradoksale për një demokrat: vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha.

Pak muaj pasi ai dhe kolegët e tij në Partia Demokratike u shfaqën të revoltuar duke i vënë flakën simbolikisht godinës me molotov, sot Korreshi shfaqet krejt ndryshe.

Ai së bashku me eksponentë të tjerë opozitar duken të qetë dhe të buzëqeshur “duke ngrënë e pirë si në shtëpinë e tij”.