Diplomati Roland Bimo thotë se emërimi i ish gjeneralit Eric Wendt si ambasadori amerikan në Shqipëri, tregon se Uashingtoni është më afër Tiranës.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Bimo u shpreh se e rëndësishme për Shqipërinë, është fakti se si janë marrëdhëniet e Wendt me stafin e DASH.
“Në përgjithësi, kam përshtypjen që vendet që presin emërtesa politike, mendojnë se është më mirë për ta të kenë figurë që vjen nga politika, sesa nga DASH. Kjo nuk qëndron, nuk vërtetohet nga faktet empirike, por ka qasje, që i dërguari i presidentit, siç është në Francë, Greqi, mendohet se janë më afër vendimmarjes. SHBA janë në një proces jashtëzakonisht delikat sot. Trump deklaroi se do e ndryshonte personalin e DASH. Mesa duket, nuk ia ka dalë kësaj aventure. Për ne ka rëndësi si janë marrëdhëniet e gjeneralit me stafin e DASH. Në rastet e shteteve si Shqipëria, ka rëndësi niveli i vendimmarjes. Shpresoj që me një emërtesë politike, zinxhiri i vendimmarjes mos të jetë rutinë, por të ketë edhe pjesëmarrje nga Uashingtoni direkt. Të huajt, miklohen kaq shumë me shqiptarët, saqë krijojnë miqësi surreale me ambientin që i rrethon”, theksoi ai./abcnews.al




















