Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla ka kërkuar heqjen nga rendi i ditës dhe kalimin për shyqrtim në seancën pasardhëse të projektligjit Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 33, datë 31.03.2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”. Kërkesa e tij u miratua dhe me votat e opozitës.

PD e konsideron këtë projektligj, nismë e Ballës, si një shërbim që po i bëhet shoferit të kryeministrit Edi Rama. Balla e mohon duke thënë se mashtrimet që hidhen për Gardën e Republikës janë një turp dhe se ato meritojnë respekt.

Taulant Balla: Nuk e kuptova se si të kërkosh në komisione më shumë kohë edhe për t’u përgatitur për debat dhe të vish këtu të thuash ndryshe; kjo është shembulli tipik i rastit kur nuk dinë çfarë kërkojnë. Në cilësinë e kreut të grupit kam kërkuar shtyrjen për seancën pasardhëse. Nuk është e vërtetë ajo që u tha.

Garda është elitë në grupin e institucioneve të sigurisë në vend. Punonjësit e Gardës meritojnë respekt. Gjithmonë duhet t’i ofrojmë mbështetjen tonë Gardës, e cila bën një detyrë të rëndësishme, dhe çdolloj akuze apo insinuate dhe shpifjeje ndaj Gardës është e ulët.

Garda i shërben autoriteteve të shtetit, pavarësisht nëse je në qeveri apo opozitë. Kryetari i Kuvendit i qëndroj propozimit tim. Është një praktikë pune, se kemi shumë çështje të tjera; kjo të kalojë në seancën e datës 23.