Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku në seancën e sotme plenare po zhvillon interpelancë me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj. Tabaku kishte kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama por ai nuk është i pranishëm në Kuvend dhe procedura iu delegua Ibrahimajt.

Tabaku foli lidhur me projektet e fundit duke përmendur Pallati i Kongreseve dhe shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli” ndërsa hodhi akuza se janë planifikuar për ndërtime kullash.

Ajo gjithashtu hodhi akuza për mungesë totale transparence pasi sipas saj nuk publikohen bilancet dhe raportet vjetore për projektet e mëdha.

“Mbi çfarë parimi është vendosur që Pallati i Kongreseve t’i kalojë korporatës, që mund të çojë në shembjen e tij dhe ndërtimin e kullave? E njëjta gjë edhe për shtëpinë e fëmijës ‘Zyber Hallulli’. Cili është inventari i këtyre pronave që ka kjo korporatë.

Mbi çfarë parimesh bëhen ujditë me privatët. Si përzgjidhen, si garantohet që korporata nuk është e lidhur me krimin, siç ka ndodhur me PPP. Mbi çfarë parimi është vendosur që Pallati i Kongreseve t’i kalojë Korporatë, që do të shembë Pallatin e Kongreseve dhe do të ndërtohen kulla, apo dhe shtëpia e fëmijës ‘Zyber Hallulli’, ku do të ndërtohen kulla.

Ndaj Rama duhet të vinte të jepte llogari. Asnjë transparencë. Edhe për një stilolaps kërkohet transparencë, po për projektet e mëdha? Pse nuk botohen bilancet, raportet vjetore?”, tha ajo.

Ministrja Ibrahimaj gjatë fjalës së saj u shpreh se qeveria ndër vite ka krijuar dhe ka ndërruar qasje teksa mori shembullin e KAJO. Sipas saj ajo synon që buxhetin e vënë në dispozicion për mbrojtjen ta përdore per zhvillimin e industrisë së mbrojtes ushtarake dhe përmes saj të gjenerojë të ardhura në vend.

“Korporata e Investimeve shqiptare u krijua në vitin 2019, qëllimi i krijimit ishte pasi ne duam që shteti të mos veprojë si pasiv në zhvillim por të veprojë si aktiv dhe ta shofë pronën ne një këndvështrim sipërmarrës. Ne nuk e kemi krijuar modelin nga 0, është krijuar me ekspertë te Harvardit.

Kjo strategji e qeverisë nuk fillon dhe nuk mbaron me kooparatën, ndër vite kemi ndërruar qasje dhe krijuar SHA që kanë bilance positive. KAJO synon që buxheti i vene në dispozicion për mbrojtjen ta përdore per zhvillimin e industrisë së mbrojtes ushtarake dhe përmes saj të gjenerojë të ardhura në vend.

Është brenda një llogjike dhe vizioni të qeverisë për të gjeneruar të ardhura. Sa i takon menaxhimit, bëhet në 2 nivele, drejtori ekzekutiv dhe këshilli mbikëqyrës, pjesa më e madhe është e pavarur. Vetëm 2 nga 7 anëtarë të bordit janë funksionarë shtetërorë.

Gjithë korporata apo rregullat të funksionimit janë të bazuara në balancë, kontroll dhe pavarësi institucionale në vendimmarrje. Nuk kemi një centralizim. Gjatë 2024 korporata është përqendruar në zhvilli e planeve të biznesit. Përdorimi i pronës shtetërore ka filluar që me politikën Shqipëria 1 euro, është një politikë e PD e vazhduar nga ne. Aic merr një pronë që është aset i degraduar me një vlerë të ulët dhe në partneriteti me privatin e zhvillon pronën”, tha ajo.