Pas rinovimit me Spallettin, Juventusi ka vetëm një objektiv për sezonin e ardhshëm; fitoren e titullit. Trajneri toskan ishte i qartë me klubin dhe pret të paktën një përforcim të rëndësishëm për repart.

Në këtë pikë një vëmendje merr reparti i sulmit. Në pritje për të mësuar të ardhmen e Dusan Vlahovic, ëndrra e vërtetë e Luciano Spallettit mbetet Victor Osimhen me të cilin trajneri i bardhezinjve ka punuar kur ishin te Napoli dhe tani do të donte ta kishte sërish nën urdhrat e tij bashke me Kim.

Por sipas ‘Corriere della Sera’ pengesa në këtë pikë mbetet sërish Napoli. Ajo që rëndon në këtë çështje është klauzola anti-Itali e përfshirë nga De Laurentiis në momentin e shitjes së nigerianit te Galatasaray për 70 milionë euro. Duke parë këto shifra, për Juventusin është thuajse më e lehtë për të arritur te Leëandoëski që ndiqet edhe nga Milani me polakun që ka marrë tashmë dhe ofertën e rinovimit për 1 vit nga Barcelona.

Ndërsa në mesfushë, ku Locatelli është pranë rinovimit, në krye të listës së dëshirabe janë Leon Goretzka dhe Franck Kessie, me këtë të fundit që është pranë largimit nga Al Ahli me të dy lojtarët që mund të vijnë me parametra zero. Po në mbrojtje? Përvec Senesi për të cilin konkurrenca evropiane është e madhe pëlqehen edhe Balerdi, Spinazzola dhe Celik.