TIRANË – Ministri i Jashtëm, Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit të IV-të të Diasporës Shqiptare, që do të zhvillohet më 13–15 prill 2026 në Tiranë.

Samiti mbahet nën moton “Përmes Rrënjëve Lartësohemi, Të Bashkuar Forcohemi” dhe synon të kthejë lidhjet e diasporës shqiptare në veprim konkret për të ardhmen e vendit. Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të marrin pjesë në panele tematike, të shkëmbejnë ide dhe të identifikojnë projekte dhe mundësi investimi.

Ministri Hoxha e përshkruan këtë samit si një platformë ku energjia dhe vizioni i shqiptarëve nga e gjithë bota do të përkthehen në bashkëpunim dhe veprime konkrete.

Programi i detajuar dhe formulari për regjistrim janë të disponueshëm online:

Agjenda e Samitit IV të Diasporës Shqiptare
Formulari për regjistrim dhe zgjedhjen e paneleve