Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka zgjedhur të komentojë me tone epike shpëtimin pilotit amerikan të rrëzuar në Iran, një operacion që sipas raportimeve ndërkombëtare është zhvilluar në mes të tensioneve të larta ushtarake mes SHBA-ve dhe Teheranit. Në rrjetet sociale, Shehu e përshkroi ndërhyrjen si dëshmi të “ndershmërisë dhe misionit njerëzor” të ushtrisë amerikane.

Por kaq ka mjaftuar që komentuesit t’i kthehen me ironi.

“Shpëtoni njëherë Shqipërinë,” i kujton një qytetar

“Krejt bota po e uren ket psikopat e pedofilia Trump kurse ti po e perkrah,” shkruan një tjetër, ndërsa të tjerë komentues i kanë kujtuar se ushtria për të cilën flet Shehu, është e njëjta që ka shkaktuar viktima të shumta në luftëra në Irak dhe Afganistan.

Ndoshta, në vend që të ndjekë me kaq pasion operacionet e shpëtimit në Iran, Shehu do të bënte mirë të rikthehej te “kilometri i fundit”, që partia e tij e ka shpallur prej kohësh si destinacion të afërt, por që, si çdo rrugë shqiptare, duket se zgjatet sa herë afrohet fundi.