Presidenti Donald Trump ka humbur durimin me Iranin pasi kërkon me çdo kusht që të hapet Ngushtica e Hormuzit.

Në një mesazh të veçantë dhe të drejtpërdrejtë për liderët e Iranit, Trump etiketoi fenë në një mënyrë tjetër. Trump kërcënoi në mediat sociale të godiste termocentralet dhe urat dhe i kërkoi Teheranit të hapte Ngushticën e Hormuzit, duke i cilësuar “si kopilë të çmendur”. Ai u tha iranianëve, osë nënshkruani ose përballuni me “jetesën në Ferr”. Këtë herë Donald Trump ka shkuar shumë larg, madje edhe sipas standardeve të tij. Një postim vulgar në profilin e tij, në të cilin ai e kërcënoi përsëri Teheranin, por këtë herë me një afat deri të martën.

“E marta do të jetë Dita e Termocentralit dhe Dita e Urës, të gjitha të orientuara në një, në Iran. Nuk do të ketë asgjë si kjo!!! Hapni Ngushticën o të Mallkuar, ju kopilë të çmendur, ose do të jetoni në Ferr – VETËM SHIKONI! Falënderimi i qoftë Allahut”, tha Trump, shkruan A2.

Postimi shkaktoi gjithashtu zemërim midis demokratëve. Jim McGovern, demokrati me gradë të lartë në Komitetin e Rregullave të Dhomës së Përfaqësuesve, i përshkroi kërcënimet si “krejtësisht të çmendura dhe jashtëzakonisht të rrezikshme. Ai është psikopat. Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka nevojë për ndihmë”. Përgjigja e Teheranit nuk vonoi. Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, iu drejtua atij në X.

“Lëvizjet tuaja të pamatura po i zvarrisin Shtetet e Bashkuara në një ferr të vërtetë për çdo familje dhe i gjithë rajoni ynë do të digjet sepse ju këmbëngulni të ndiqni urdhrat e Netanyahut. Mos u gaboni: nuk do të fitoni asgjë duke kryer krime lufte”, tha Mohammad Bagher Ghalibaf.

Garda Revolucionare në një reagim të sajën e ka hedhur poshtë mundësinë e një rihapjeje të afërt të Ngushticës. Në të vërtetë, “Hormuzi nuk do të kthehet kurrë në gjendjen e tij të mëparshme”, dekreton Marina e Gardës Revolucionare.