Liverpool fiton derbin e qytetit me Everton dhe përforcon akoma më shumë pozitat në vendin e pestë të klasifikimit që të kualifikon për në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm.

Në Hill Dickinson Stadium skuadra e drejtuar nga Arne Slot fitoi me rezultatin 2-1 ku heroi për The Reds u bë Virgil Van Dijk me golin e shënuar në minutat shtesë të ndeshjes.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 29 me golin e Mohamed Salah me egjiptiani që është drejt mbylljes së eksperiencës së tij në Anfield. Pjesa e parë u mbyll pikërisht me avantazhin e kampionëve në fuqi të Anglisë. Në fillimin e pjesës së dytë, Everton barazoi shifrat në 1-1 me golin e Betos në minutën e 54. U duk se kjo ndeshje po shkonte drejt një barazimi por në minutën e 101 Van Dijk, pas ekzekutimit të një goditje këndi, me një gjuajtje me kokë shënoi golin që vulosi fitoren 2-1 për Liverpool që ngjitet në kuotën e 55 pikëve në vendin e pestë, duke iu shkëputur Chelsea me 7 pikë.

Fitore shënoi edhe Aston Villa që mundi në një ndeshje spektakolare Sunderlandin e Granit Xhakës 4-3 duke ruajtur vendin e katërt, ndërsa Nottingham shkatërroi Burnley e Armando Brojës 4-1.