Në kuadër të Samitit të Diasporës, Drejtoresha e Përgjithshme e Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza, Anxhela Paparizo, theksoi rëndësinë e jashtëzakonshme të kontributit të shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në mbarë botën, duke e cilësuar diasporën si një urë të fuqishme zhvillimi dhe bashkëpunimi për vendin.
Gjatë fjalës së saj, Paparizo vuri në dukje gjithashtu përkushtimin e përditshëm të stafeve mjekësore dhe administratës së QSUT, të cilët, sipas saj, punojnë me profesionalizëm dhe përgjegjësi të lartë në shërbim të jetës dhe mirëqenies së qytetarëve.
Ajo ndau edhe një përvojë personale nga angazhimi i saj me diasporën në Kanada ku jetoj prej 17 vitesh dhe falenderoi ministren Sala që e ftoi të bëhej pjesë e Shqipërisë.
“Në samitin e kaluar të diasporës unë isha në krahun tjetër, pra isha nga diaspora, përfaqësuese e Këshillit Koordinues të Diasporës, ku falënderoj ministren ESala e cila më besoi këtë detyrë dhe më solli pas 17 vitesh”, u shpreh Paparizo.




















