Agron Duka, kreu i PAA-së, i ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, u shpreh se nuk i do zgjedhjet e parakohshme, por i bëri thirrje opozitës të bashkohet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
“As kam menduar ndonjëherë për zgjedhje të parakohshme, as nuk kam thënë ndonjëherë. Unë personalisht as nuk kam thënë dhe as nuk i dua”, tha Duka.
Sipas tij, “opozita duhet të bashkohet sepse e kanë provuar që veç e veç nuk kanë nxjerrë në pah asgjë të madhe”.
“Nga ky hungarezi duhet të mësojmë këtë: brenda dy viteve ai ka lëvizur në çdo cep të Hungarisë, ka biseduar me njerëzit, i ka dëgjuar hallet dhe ky i dha alternativën. Duhet krijuar kjo lloj fryme edhe në Shqipëri. Opozita duhet të shkojë shtëpi në shtëpi, si ky hungarezi. Ka edhe 3 vite kohë”, tha më tej Duka.




















