Në këtë artikull, do t’ju tregojmë si të kuroni problemet e shëndetit duke fjetur gjumë. Pozicioni i fjetjes ndikon një sërë aspektesh të trupit si sinozitin, tensionin e gjakut e të tjerë. Mësoni si mund të përmirësoni shëndetin nëpërmjet pozicioneve të gjumit.
Problemet me tretjen
Për të ndihmuar tretjen flini në të majtë që të lejoni gravitetin të përmirësojë tretjen.
Dhimbjet e shpinës
Nëse vuani nga dhimbjet e shpinës, atëherë flini në shpinë me një jastëk të vendosur nën gjunj dhe një peshqir të palosur dhe të pozicionuar nën qafë.
Dhimbja e qafës
Nëse dëshironi të mbroni qafën gjatë gjumit vendosni një peshqir të vogël të rrumbullakosur nën qafë.
Tensioni i lartë i gjakut
Studiuesit e shumtë kanë zbuluar që pozicioni i gjumit mund të ndikojë në tensionin e gjakut. Sipas tyre ulja e tensionit kërkon një pozicion përmbys me fytyrën mbi dyshek.
Urthi
Pozicioni ideal kundë urthit, është fjetja në të majtë.
Sinoziti
Ekspertët e Shkollës Mjekësore të Harvardit shpjegojnë se ju duhet të flini me kokën e ngritur lehtas që të parandaloni akumulimin e sekrecioneve.
Dhimbjet e shpatullës
Flini në anën ku nuk keni dhimbje me këmbët e përthyera ose me një jastëk në mes tyre dhe një tjetër mbështetur në kraharor.










