Avokati i kryebashkiakut Erion Veliaj, Plarent Ndrecaj në një dalje për mediat nga GJKKO pohoi se si mbrojtës ligjor i kryebashkiakut, ende nuk i është vënë në dispozicion të tij.
Ai tha se ka një nxitim për këtë çështje nga ana e gjykatës, ndërsa shtoi se prokurori Ols Dado kishte një reagim emocional në sallën e gjyqit sot, që nuk janë në përputhje me rolin e tij.
Ndrecaj tha se Veliaj nuk është paraqitur në seancë se po njihet me dosjen dhe po e lexon.
“Kishte një reagim emocional, që nuk janë në përputhje me rolin e prokurorit. Ka një proces, ku ka humbur një shkallë gjykimi duke mos i dhënë zotit Veliaj që të mbrohet. Por se kuptoj se gjithë ky nxitim! Nuk i është dhënë e drejta zotit Veliaj. Një avokat i sëmurë kërkoi që të shtyhej seanca. Lidhja e prokurorit me çështjen e Veliajt, është emocionale. Ne do të kemi një ekip ekspertësh jo vetëm avokatësh. Prokuroria ka pasur të gjitha burimet në dispozicion për të ndërtuar këtë çështje. Unë nuk e kam lexuar dosjen.




















