Kastriotët kanë shprehur mbështetje të plotë për protestën e studentëve shqiptarë që do të mbahet më 6 prill, të hënën, në Shkup, duke filluar nga ora 12:30, nga Ura e Gurit.
Në reagimin e tyre, ata bëjnë thirrje për pjesëmarrje sa më masive, duke e cilësuar këtë protestë si një moment të rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave, gjuhës dhe identitetit kombëtar të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Sipas Kastriotëve, Maqedonia e Veriut është tokë e përbashkët e qytetarëve dhe nuk duhet të shndërrohet në mjet politik që dëmton jetën e shqiptarëve në fusha si arsimi, ekonomia, shëndetësia, kultura dhe sporti.
Ata theksojnë se mbështetja e kësaj proteste është një detyrim moral dhe qytetar, ndërsa heshtja e politikës shqiptare dhe ndërkombëtare nuk përbën neutralitet, por bashkëfajësi.
Kastriotët bëjnë thirrje që të gjithë qytetarët të bashkohen në protestë, duke theksuar se ky është një moment për vendosmëri, guxim dhe reagim qytetar.




















