Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Irani mund të kontaktojë SHBA-në nëse dëshiron të negociojë.

Në një intervistë për Fox Neës në emisionin “The Sunday Briefing”, Trump deklaroi se nëse Irani dëshiron të flasë për t’i dhënë fund luftës, mund të interesohet drejtpërdrejt ose të telefonojë.

“Nëse duan të flasin, mund të vijnë tek ne ose të na telefonojnë. E dini, ka telefon. Kemi linja të sigurta dhe të mira,” tha ai.

Trump e bëri këtë deklaratë një ditë pas anulimit të udhëtimit të të dërguarve të tij, Steve Ëitkoff dhe Jared Kushner, në Pakistan.

Ky anulim erdhi pasi ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, u largua nga Islamabad pa takuar palën amerikane, duke lënë bisedimet pa përparim të rëndësishëm.

Araghchi u kthye më vonë në Pakistan, por pa praninë e amerikanëve.

Trump tha se nuk donte që zyrtarët e tij të “humbnin kohë” duke pritur ose duke folur për “asgjë”.

Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara “kanë të gjitha kartat” dhe se Irani mund të telefonojë kur të jetë gati.