Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga takimi i zhvilluar në zonën e Fushës së Aviacionit, ku bashkëdrejtuesja politike e PS për Tiranën, Ogerta Manastirliu, dhe ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, u takuan me banorët.

Takimi u zhvillua në kuadër të turit “Punët e Shqipërisë”, ku u prezantua bilanci i projekteve të realizuara dhe u diskutuan nisma të reja për përmirësimin e shërbimeve publike dhe kushteve të jetesës.

Manastirliu theksoi rëndësinë e investimeve në ekonomi dhe turizëm, duke kujtuar se numri i turistëve është rritur nga 2 milionë në vitin 2013 në 12 milionë sot.

Ndërsa ministri Jaupaj nënvizoi se Shqipëria është shumë afër Bashkimit Europian.

PS ka nisur turin “Punët e Shqipërisë” në gjithë vendin, me qëllim diskutimin e problemeve dhe prezantimin e zgjidhjeve konkrete për komunitetet lokale.