TCT hap kursin e parë në Shqipëri për Menaxhimin Teknik të Hoteleve si përgjigje ndaj nevojës së tregut turistik për profesionistë të kualifikuar. Programi tremujor trajnon në funksionimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve kryesore hoteliere, ndërsa ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, e vlerëson nismën si të përputhur plotësisht me kërkesat e tregut.

Shqetësimi i artikuluar dikur nga kryeministri Rama se në vend mungojnë profesionistët, po ndryshon narrativë. Jo vetëm që punë ka, por institucionet e arsimit të lartë si Tirana College of Technology po kujdesen që të reflektojnë në kurrikulat e tyre të gjitha nevojat e tregut dhe të nxjerrin nga dyert e tyre profesionistë.

Turizmi, i cili është kthyer në një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik, është një nga hapësirat për profesionistë të dedikuar, veçanërisht në fushën e hotelerisë.

makineri dhe teknologji. Sot, TCT po maturohet me laboratorë që janë të krahasueshëm, madje më të mirë se ata të Universitetit Politeknik. Ky formim inxhinierik është një aset për këtë vend”, tha rektori, duke shtuar se ky kurs është një tjetër hap në nismën drejt formimit profesional, drejtim në të cilin TCT ka investuar fuqishëm që në themelimin e tij një dekadë më parë. Me nisjen e këtij programi, Tirana College of Technology (TCT) rikonfirmon pozicionin si lider në transformimin e edukimit profesional në Shqipëri, duke tejkaluar kufijtë e arsimit tradicional për t’u bërë një partner strategjik i zhvillimit ekonomik.

Drejtuesi i këtij kursi, Ilir Palushi tha se TCT ofron sot mundësitë më të mira për përgatitjen e këtyre profesionistëve duke kombinuar dijet teorike me ato praktike, punën në laboratorë por edhe stafin që vjen edhe me një përvojë nga industria. Ai iu drejtua ministres Ibrahimaj për nevojën e certifikimit të shumë profesioneve, duke shtuar se aty ku ligji ekziston duhet inkurajuar zbatimi i tij.