Mohammad Bagher Ghalibaf, kreu i parlamentit iranian, është zyrtari më i fundit që reagon ndaj kërcënimeve të rinovuara nga Presidenti amerikan, Donald Trump.

Në një postim në gjuhën angleze në platformën X, që duket se i drejtohej vetë Trump-it, Ghalibaf shkruante:
“Veprimet tuaja të pakujdesshme po tërheqin Shtetet e Bashkuara në një FERR të gjallë për çdo familje, dhe e gjithë rajoni ynë do të digjet, sepse ju insistoni të ndiqni urdhrat e Netanyahu-t.”

Ai shtoi gjithashtu:
“Mos gaboni: Nuk do të fitoni asgjë përmes krimeve të luftës. Zgjidhja e vetme reale është respektimi i të drejtave të popullit iranian dhe përfundimi i këtij loje të rrezikshme.”