Afati për kandidimet në garën për kryetar të Partisë Demokratike është kufizuar në vetëm një ditë, një zhvillim që ka nxitur debat dhe dyshime mbi procesin. Sipas gazetarit të politikës në ABC News, Andon Kello, ky vendim, megjithëse i marrë më herët, është bërë publik vetëm së fundmi, duke reduktuar ndjeshëm hapësirën për kandidatë të tjerë përballë Sali Berishës në zgjedhjet e 23 majit.
Kello theksoi se kriteret për kandidim janë të rrepta dhe nuk lejojnë çdo anëtar të thjeshtë të garojë, ndërsa figura e kandidatit duhet të jetë “shumë e pastër”, çka përjashton disa emra të mundshëm, si Salianji. Ndërkohë, ai sugjeroi se koha e publikimit të vendimit nuk është rastësore, duke e çuar garën drejt një forme referendumi “pro ose kundër” Berishës.
Në të njëjtën kohë, kandidatë të mundshëm kanë paralajmëruar se mund ta çojnë çështjen në gjykatë, duke rritur rrezikun për përplasje të reja brenda partisë dhe duke e futur Partinë Demokratike në një situatë të paqartë politike.
“Edhe pse vendimi është marrë shumë kohë më parë, vetëm sot është publikuar. Jo kot është bërë pa qëllim. Ditët në vijim është njoftuar ditë më parë, 25 ditë më parë. Që të gjithë kandidatët mund të plotësojnë për të qenë kandidat. Jo çdo anëtar i thjeshtë mund të kandidojë, gjithashtu figura e kandidatit duhet të jetë shumë e pastër.
Çka Salianjin e pengon, sepse është i përjashtuar nga PD. Unë nuk ka informacion nëse Salianji ka dorëzuar dokumentacion. Tani ka disa individë, të cilët kanë shprehur interesin për të garuar ndaj Berishës, por kjo nuk është rastësi që vendimi publikohet në datën 29 maj, ndërkohë që është marrë në mars. Duket se të gjitha alternativat të çojnë në një formë referendumi, “voton Berishën, po apo jo”.
Të gjithë ata që kanë kandiduar kanë paralajmëruar se do e çojnë çështjen në gjykatë, kjo duket sikur është edhe problemi më i madh i Berishës. Nëse çështja shkon në gjykatë do të ketë një përplasje si ajo e Bashës me Rithemelimin. Kjo do e çonte, PD-në në një vorbull. Kjo është edhe frika më e madhe”, tha gazetari.










