Gazetari i njohur, Flamur Vezaj ka bërë një tjetër deklaratë të pazakontë lidhur me gjendjen e burgjeve në Shqipëri dhe të pathënat “rozë”.
Në emisionin “Opinion”, Vezaj u shpreh se vajza të njohura të shoëbizit shqiptar bëjnë takime speciale në burgje, në këmbim të shumave të ndryshme të parave.
Ai tha se sipas informacioneve që ka arritur të sigurojë, shumat e parave që paguhen variojnë nga 3 mijë euro deri në 10 mijë dollarë, në varësi të famës që ato kanë.
Sipas gazetarit, vajzat më të kërkuara, janë ato që ndiqen më së shumti në rrjetet sociale.
“Çmimet unë nuk e di se nuk kam ndërmjetësuar, por nga personat që më kanë kontaktuar dhe më kanë shkruajtur, variojnë çmime të ndryshme në bazë të personit se sa shikueshmëri ka në rrjetet sociale, sa është e njohur. Nga informacione të ndryshme që më janë dërguar, variojnë çmimet të ndryshme 3 mijë euro e sipër. Në rastin konkret më thotë dikush, kanë paguar dhe 10 mijë dollarë në formë dhurate që kanë shkuar ta takojnë në dhomën e burgut. Edhe i kanë filluar edhe pastaj i kanë shpërndarë mes shokësh për tu mburrur. I kanë filmuar vetë dhe më pas i kanë shpërndarë duke u mburrur”, u shpreh gazetari.










