Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) ka hapur thirrjen për aplikime për 10 pozicione të lira në Misionin e Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian në Bruksel.
Sipas njoftimit zyrtar, kjo thirrje është e hapur për nëpunës të Shërbimit të Jashtëm, punonjës të Administratës Publike, si edhe për çdo qytetar shqiptar – profesionist brenda dhe jashtë vendit – që plotëson kriteret e përcaktuara.
MEPJ fton të interesuarit të bëhen pjesë e përfaqësimit diplomatik të Shqipërisë në institucionet e BE-së, duke e cilësuar këtë si një mundësi të rëndësishme karriere “në zemër të Evropës”.
📍 Pozicionet e lira përfshijnë:

Zëvendës Shef Misioni, Ministër Fuqiplotë

Këshilltar për marrëdhëniet me Këshillin & DG ENEST

Këshilltar për marrëdhëniet me Parlamentin Evropian

Këshilltar për Komunikimin

Koordinator i Dimensionit Sektorial (Ministër Këshilltar)

Këshilltar për “Shtetin e së Drejtës”

Këshilltar për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural

Këshilltar për Energjinë dhe Industrinë

Sekretar i Parë për Konvergjencën dhe Zhvillimet Makroekonomike

Sekretar i Parë për Mjedisin dhe Çështjet Sociale

🟢 Aplikimet janë të hapura deri më 8 maj 2026.
Autoritetet nxisin të gjithë të interesuarit të aplikojnë brenda afatit të përcaktuar, duke theksuar rëndësinë e forcimit të përfaqësimit shqiptar në institucionet e Bashkimit Evropian.