Aktivistja e PD-së Xhulja Xhekaj ka reaguar pas lajmit të publikuar nga Prapaskena për disa foto të saj në një jaht luksoz, i cili dyshohet se është në pronësi të një trafikanti droge.

Fotot vinin në dyshim kauzat e varfërisë dhe narkoshtetit, për të cilat ‘lufton’ ish kandidatja për deputete e PD-së.

Përmes një video në Facebook, Xhulja Xhekaj thotë se bën një jetë modeste dhe se jahti i frekuntuar prej saj i përket ish partnerit të saj.