Sulmuesi brazilian i Chelseas, Joao Pedro, është objektivi kryesor i Barcelonës për të përforcuar pozicionin e tyre si sulmues, duke pasur parasysh vështirësitë në sigurimin e shërbimeve të Julian Alvarez.
Presioni i PSG-së për të nënshkruar me Alvarez është shtuar nga preferenca e Atletico Madrid që ai të transferohet në Francë në vend që të forcojë një rival të La Liga-s. Dhe Joao Pedro ka mbështetjen e plotë të Decos.
Sipas Mundo Deportivo, duke cituar burime pranë negociatave, Paris Saint-Germain është i përgatitur të ofrojë më shumë se 100 milionë euro për Julian Alvarez, shumë që për Barcelonën është e paarritshme.
Për më tepër, Atletico Madrid, tashmë i pajtuar me faktin se nuk do të jetë në gjendje ta mbajë Alvarez pas një sezoni tjetër pa trofe, do të preferonte të mos forconte drejtpërdrejt një rival të La Ligas dhe për këtë arsye do të zgjidhte PSG-në si destinacionin për sulmuesin e tyre yll.










