Gazetari i kronikes Artan Hoxha ka folur për situatën e ish-presidentit Ilir Meta në paraburgim, duke zbuluar detaje mbi kushtet dhe trajtimin e tij në burgun “313”.
Teksa ishte i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Hoxha komentoi edhe paraqitjen e Metës në seancën e fundit në GJKKO.
“Javën që kaloi u bë një ceremoni te GJKKO. GJKKO është bërë shumë e bukur. Drejtësia jonë nuk çalon këtu. Ndryshimi që panë qytetarët tek Ilir Meta ishte se dukej sikur nuk kishte kaluar te grimi”, u shpreh gazetari me ironi.
Ai tha se Meta nuk është penguar të zgjedhë një institucion tjetër vuajtjeje dënimi, por ka mbetur në burgun 313, që sipas tij ka masat më të forta të sigurisë.
“Burgu ku rri ai, 313, ka masat më të rrepta të sigurisë. Aty rrinë personazhe të botës së krimit. Meta rri i vetëm në qeli”, deklaroi Hoxha.
Gazetari theksoi se izolimi prej muajsh ka ndikuar te ish-presidenti.










