Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Sarandë, ku një atentat me armë zjarri ka përfunduar me një viktimë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Gjashtë. Viktima është identifikuar si Rexhep Ismaili, pronar i një karburanti në qytet.

Sipas të dhënave paraprake, ai është qëlluar me armë zjarri dhe ka marrë një plumb në kokë, duke humbur jetën në vend.

Forca të shumta policie kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke bërë rrethimin e zonës dhe duke nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të atentatit.

Deri në këto momente nuk ka informacion zyrtar mbi autorët apo motivin e ngjarjes, ndërsa hetimet vijojnë.