Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka publikuar në rrjetet sociale një foto të ish-kryedemokratit Lulzim Basha, teksa ky i fundit ndodhet në avion.

Në postimin e tij Balla nuk e kursen sarkazmën, duke risjellë në kujtesë disa nga lapsuset e ish-kreut të selisë blu, mes të cilave edhe problemet me matematikën.

“Kishte pak problem matematikën, bënte ndonjë gafë me datat historike, e bënte ditën natë, e maste energjinë me litra, por nuk bëhej kurrë pishman”, shkruan Balla në postim.