Nga Hermes Kafexhiu 

Të gjitha mund ta mendonim por që të na vinte si një dhuratë në qiell të pastër dhe pikërisht kjo etiketë nuk mendohej. Tani nuk ka asnjë ndryshim mes imagjinatës së një koreanoveriori që mendon se diktatura do jëtë e pafundme, ashtu si duket krejt e pafundme ideja e për të pasur Berishën jo më krye të PD-së.

Sali Berisha u zgjodh kryetar i Partisë Demokratike deri në vitin 2030.

Nuk ka asnjë ironi, asgjë qesharake, as banale, as ndonjë tension mes rreshtash, sesa një vërtet që të shkon ca dhe hidhur, ca dhe tharrtë, ca dhe krejt pa shije fare që të shohësh sesi një i moshuar ka pushtuar totalisht historinë e një organizate për ta personalizuar deri ndoshta dhe në vdekjen e tij.

Po dhe ky nuk është një akt vetësakrificce më shumë se një akt për të lënë pas me koshiecnë shoqërinë e cila kërkon prej më shumë se një dekade një opozitarizëm të denjë.

Një opozitarizëm që flet për ikjen e shqiptarëve nga qeveria, por që i largon vetë shqiptarët me pushtimin e opozitës.

Një opozitarizëm që flet për qeverinë e gjysmë të burgosur, por që në fakt ka burgosur opozitarizmin.

Një opozitarizëm që flet për abuzim dhe shpërdorim korruptiv të pushtetit, ndërkohë vetë opozita ka një alternativë tërësisht të korruptuar nga pushteti.

Një opozitarizëm që flet për denoncime kundra sistemit, ndërkohë është garantuesi më i madh i sistemit.

Një opozitarizëm që flet për mungesën e lirisë së zgjedhjes, ndërkohë që bën zgjedhje vetëm me një kryetar kanidat.

Një opozitarizëm që flet për mungesën e alternativës rinore, ndërkohë që opozita drejtohet sërish nga një 80-vjecar.

Një opozitarizëm që flet për mos ikjen e Ramës prej 4 mandatesh, ndërkohë që drejtohet prej 35 vjetësh nga Berisha.

Është një traumë imflamatore krejt e pakuruar që ka mbetur si një plumb i pahequr në një plagë të vjetër, nga një luftë e egër tranzicioni për mos të cuar me koshiencë përpara dëshirën e madhe që vendi të ecë.

Po është kaq naive.

Aty janë mbledhur ca derra brenda një ferme dhe kanë përzhëlitur deri në mpirje frymën opozitariste për të mbajtur privilegjet personale duke trumbetur farsën e pushtetit ndërkohë që farsa e tyre në opozitë garanton tërësisht jetgjatësisnë e këtij pushteti.

Askush nuk do të ik prej tyre, sepse të gjithë kanë dicka për të humbur.

Kapitali i tyre nuk është marrja e pushtetit, kapitali i tyre është mbajtja e pushtetit përmes opozitës.

Prandaj kushdo që lexon këtë shkrim të mendoj për një cast të vetëm për një kudo që ndodhet.

Në zgjedhjet e radhës do të shkojmë me një slogan në zgjedhje, atë që do të quhet “Berisha 2030”.

Ne shoqëria në kërkim të Europës që kërkon procesin e integrimit, që mbahemi peng prej 30 vitesh nga integrimi për tu plakur deri në vdekjen e opozitës me Sali Berishën.

Kjo nuk është 2030 që meritojmë.