Gazetari Adriatik Doçi, është përgjigjur menjëherë pas padisë së Sali Berishës ndaj tij. Adriatik Doçi publikoi një ditë më parë listën me 40 apartamente të familjes së Sali Berisha.
Në një postim në rrjetet sociale, gazetari Adriatik Doçi shkruan: “Ndihem fort i nderuar që Sali Berisha, pasi ‘fitoi’ gjyqin në Francë kundër ish Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken dhe pasi ‘fitoi’ edhe gjyqin tjetër në gjykatën e lartë të emigracionit në Angli (SIAC) për heqjen e nongratës së dytë, do të përballet në gjyq me mua, ku më duhet të provoj se është i korruptuar. Për akuzën tjetër, atë të vrasësit (zhdukja e Remzi Hoxhës, vrasja e Kosta Trebickës, Gërdeci, 21 Janari etj.), nuk ka pretendime!










