Partia Demokratike ka shpallur sot listën e plotë me emrat fitues në zgjedhjet e mbajtura dje për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD. E ndërsa Sali Berisha premtoi ripërtëritje të strukturave, duket se një pjesë e madhe e emrave fitues, janë ish-drejtorë dhe ish-zëvendës ministra të PD, duke qëndruar sërish rreth të njëjtëve emra.
Konkretisht, fitues kanë dalë:
Adriana Gjonaj ish zv. ministre, ish deputete
Agroj Kuliçaj, ish zv.drejtor i policisë
Andrea Mano ish deputet, ish prefekt i Korçës
Arben Ibroja ish drejtor i OSHEE
Çlirim Gjata ish deputet, ish kryetar i KQZ
Dashnor Aliko, ish kryetar i komunës Lazarat
Edit Harxhi, ish zv. ministre e Jashtme
Ines Nurja ish drejtoreshë e INSTAT
Kastriot Sulka ish zv.ministër i Punës
Lorenc Luka ish deputet, ish kryebashkiak i Shkodrës










