Ditën e shtunë sytë e të gjithë botës do të jenë në Budapest ku do të luhet finalja e madhe e Ligës së Kampioneve mes Paris Saint Germainit dhe Arsenalit. Do të jetë edhe përballja mes dy trajnerëve Luis Enrique dhe Mikel Arteta, dy strategë me filozofi që sipas trajnerit të parizienëve nuk janë aq të kundërta me njëra-tjetrën.

Nuk besoj se dy skuadrat janë të kundërta mes tyre, Arsenal është një ekip i ndërtuar sipas imazhit të trajnerit të saj; Mikel Arteta është e qartë se është nisur nga ideologjia futbollistike e Pep Guardiolës e bazuar te zotërimi i topit-tha Luis Enrique për faqen e UEFA-janë shumë kompetitive dhe reflektojnë në perfeksion personalitetin e Mikel’.

Në intervistën e tij për UEFA, trajneri i parizienëve i vijoi vlerësimet për Topçinjtë e Londrës duke i komplimentuar edhe për titullin e fituar në Premier League.

Janë skuadra më e mirë mbrojtëse në Evropë prej disa vitesh dhe është një kombinim shkatërrues sepse nuk varen nga një futbollist i vetëm-shtoi Luis Enrique-shënojnë shumë nga goditjet standarde dhe kanë këtë ekuilibër të jashtëzakonshëm, lënë shumë pak hapësirë dhe në të njëjtën kohë shënojnë shumë gola. ndoshta dikush që nuk shënojnë nga aksione korale, por sinqerisht…është e rëndësishme kjo? Mjafton të pyesni tifozët e Arenalit, janë shumë të lumtur. Sapo kanë fituar Premier League dhe iu bëj komplimenta. E meritonin që nga fillimi i sezonit. Kanë qenë shumë pranë fitores së çdo kompeticioni ku kanë marrë pjesë’.

Luis Enrique tregoi edhe ngjashmëritë mes PSG dhe Arsenalit.

‘Jemi të ngjashëm në faktin se si ne ashtu dhe Arsenali kërkojmë t’u japim vlerë maksimale kualiteteve tona-tha trajneri asturian-për t’ia dalë mbanë duhet të mbajmë topin dhe të shprehemi përmes lojës, të luajme me topin dhe të gjejmë hapësira për të çarë mbrojtjet kundërshtare. Ndoshta lojtaret tanë kanë karakteristika individuale më të dukshme, por gjithsesi luajnë në grup. Besoj se po flasim për dy skuadra të mëdha që së bashku me Bayernin janë 3 ekipet më të mira të Evropës. Për këtë arsye duhet të përshtatemi me Arsenalin si në mënyrën e të bërit të lojës dhe atë të mbrojturit duke bërë gjëra të ndryshme nga ato që bëjmë zakonisht nëse duam t’i mundim. Ne duam akoma të bëjmë historinë, besojmë se kemi ende shumë gjëra për të arritur dhe është diçka e mrekullueshme, stimuluese, emocionuese’.

Në fund Luis Enrique bëri një krahasim me finalen e fituar vitin e kaluar ndaj Interit.

‘Ndaj zikaltërve kishim më shumë presion, sepse të gjithë thoshin: ‘erdhi momenti, kësaj here nuk mund të dështojmë’. Edhe këtët vit ka presion por lind nga fakti që e ndjejme se meritojmë të gjithë këtë për rrugëtimin që kemi bërë dhe për të gjitha skuadrat e mëdha qe kemi eliminuar përgjatë tij’-përfundoi Luis Enrique.