Vjena është gati për finalen e madhe të Eurovision Song Contest 2026. Si fitues i edicionit të kaluar, Austria pret eventin spektakolar muzikor në arenën “Wiener Stadthalle” – i njëjti vend që priti konkursin muzikor edhe në vitin 2015.

Fitorja e vitit të kaluar erdhi falë këngëtarit austriak JJ me baladën “Wasted Love”. Ai do të performojë i pari sonte.

Austria është e kualifikuar automatikisht në finale si vend mikpritës dhe shpreson për një fitore të dytë radhazi me përfaqësuesin e saj, 19-vjeçarin Cosmó.

Jashtë “Wiener Stadthalle”, mijëra njerëz po mbërrijnë dhe atmosfera është festive, me flamuj, ngjyra dhe tifozë nga e gjithë Evropa, transmeton BBC.

Në finale marrin pjesë 25 vende, mes tyre edhe Shqipëria me këngëtarin Alis Kallaçi i cili do të ngjitet në skenë i pestë me këngën ‘Nan’.