Qeveria e Gjeorgjisë ka hapur për herë të parë një bodrum historik vere në kryeqytetin Tbilisi, që përmban rreth 40,000 shishe të rralla franceze dhe gjeorgjiane, që dikur I përkisnin gjeorgjianit më të famshëm, Josef Stalin.

Koleksioni qe përfshin edhe verëra të shekullit te 19, te sekuestruara nga familja Romanov pas Revolucionit Rus, është zbuluar për publikun për herë të parë këtë javë, shkruan A2 CNN. Autoritetet planifikojnë ta nxjerrin koleksionin në ankand dhe të përdorin të ardhurat për të krijuar një shkollë ndërkombëtare për verën në Gjeorgji.

Sipas përfaqësuesve të industrisë së verës, kjo mund ta ndihmojë vendin të forcojë reputacionin si një nga vendet më të vjetra të prodhimit të verës në botë me një tradite 8 mijë vjeçare. Koleksionistë ndërkombëtarë që e kanë parë tashmë koleksionin e kanë quajtur një zbulim të rrallë dhe historik.