Më poshtë postimi i plotë i Gonxhes:

“OTELLO”, suksesi i radhës në skenën e Teatrit Kombëtar!

Një nga tragjeditë më të fuqishme të William Shakespeare vjen në “ArTurbina”, nën regjinë e Qëndrim Rijanit, duke sjellë një interpretim bashkëkohor të dramës së pushtetit, xhelozisë, dashurisë dhe manipulimit.

Me përkthimin monumental të Fan Nolit dhe një kast të jashtëzakonshëm aktorësh, “Otello” ngjitet në skenë si një nga ngjarjet më të rëndësishme të sezonit artistik në Teatrin Kombëtar.

Në role interpretojnë: Arben Derhemi, Lulzim Zeqja, Linda Jarani, Donald Shehu, Luli Bitri, Viktor Zhusti dhe shumë artistë të tjerë!