Trajneri i kombëtares gjermane të futbollit, Julian Nagelsmann, ka bërë publike këtë të enjte listën me 26 futbollistët që ‘Panzerat’ do të kenë të gatshëm për Kupën e Botës 2026. Nagelsmann ka bindur portierin 40 vjeçar Manuel Neuer që të rikthehet në kombëtare, pasi gardiani i Bayern Munich u tërhoq nga ekipi pas Euro 2024.

Përfshirja e Neuer është një goditje për portierin e Hoffenheimit, Oliver Baumann, i cili ishte i sigurt se do të ishte numri një në katërkëndësh derisa dolën raportime në javët e fundit se Nagelsmann po mendonte për një rikthim të Neuer. Brajan Gruda, sulmuesi shqiptar ka mbetur jashtë listës së Nagelsmann.

Në Grupin E të Kupës së Botës, Gjermania do të përballet kundër Kuraçaos, Bregut të Fildishtë dhe Ekuadorit. Kupa e Botës 2026 do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik në SHBA, Meksikë dhe Kanada.