Ish-ministri i Mbrojtes Pirro Vengu ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga atmosfera e “The Founder Games”, eventi ndërkombëtar që po zhvillohet në Vlorë dhe që ka sjellë në Rivierën Shqiptare emra të njohur të medias, sipërmarrjes dhe industrisë televizive globale.
Në postimin e tij, Vengu shkruan se është kënaqësi të shohësh Rivierën Shqiptare të kthehet në skenë të një formati global ku takohen kreativiteti, sipërmarrja dhe histori frymëzuese.
“The Founder Games” është një reality show ndërkombëtar mbi startup-et dhe sipërmarrjen, ku konkurrojnë themelues biznesesh nga vende të ndryshme. Xhirimet po zhvillohen në zonën e Vlorës dhe Rivierës Shqiptare, duke promovuar Shqipërinë si një destinacion jo vetëm turistik, por edhe për produksione dhe evente ndërkombëtare.
Mes figurave të njohura që janë pjesë e projektit përmenden edhe Larry Namer dhe Tim Crescenzi.










