Silvinjo nuk do të jetë më trajner i kombëtares shqiptare.
Oferta e FSHF-së thuhet se ka qenë më e ulët, ndërsa trajneri brazilian kishte kërkesa të tjera financiare.
Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar italianin Rolando Maran si trajnerin e ri të Kombëtares shqiptare, pas largimit të brazilianit Sylvinho.
Tekniku 62-vjeçar vjen me një eksperiencë të gjatë në futbollin italian, ku së fundmi ka drejtuar klubin Brescia Calcio në Serie B. Në karrierën e tij ai ka qenë në pankinat e disa skuadrave të njohura si Pisa Sporting Club, Genoa CFC, Cagliari Calcio, AC ChievoVerona, Calcio Catania, SSC Bari dhe AS Cittadella.










