Gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit e tij në Facebook, Sali Berisha, ka marrë edhe një pyetje me doza të forta tallje nga një qytetar me emrin Liman Lama, i cili kërkoi të dinte se “edhe sa metra kanë mbetur nga kilometri i fundit”.

Berisha në të vetën, pasi e falenderoi Limanin për pyetjen, tha se ky është kilometri i fundit.

Liman Lama: Përshëndetje Doktor, a mund të na thoni se sa metra ka kilometri i fundit se nuk paska të sosur?

Sali Berisha: Të falenderoj miku im dhe kërkoj mirëkuptimin tuaj në këtë shpjegim të shkurtër.

Ky është kilometri i fundit. I lamë të gjitha mbrapa. Kaluam një kalvar sa asnjë forcë tjetër politike, por fituam. Tani ne duhet të fitojmë përfundimisht betejën për votën e lirë.

Kështu që kërkoj mirëkuptim. Nuk është kilometër i lehtë ky, jo, e kam thënë dhe e them, por është vendimtar. Dhe ne që bëmë të gjithë ato kilometrat e tjera, ne këtë do ta bëjmë dhe do fitojmë.