Pas vizitës dhe takimit në Strugë dje me liderin e BDI, Ali Ahmetin, deputeti Pirro Vengu ka zhvilluar një takim me studentët.
Lajmin e bën të ditur vetë Vengu teksa shkruan në Facebook:
“Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut nuk po kërkojnë privilegje etnike, por një normalitet europian!
Kjo është beteja e drejtë që studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut po bëjnë me dinjitet, guxim dhe qytetari, duke u kthyer në një frymëzim për gjithë.
Mohimi apo neglizhimi i gjuhës shqipe nuk është thjesht padrejtësi, por rrezik për të ardhmen profesionale, sociale dhe njerëzore të qindra mijëra të rinjve që duan të ndërtojnë jetën në vendin e tyre.
Sot, këta studentë nuk po kërkojnë privilegje etnike, por një normalitet europian! Dhe kjo kauzë meriton të dëgjohet, të mbështetet dhe të fitojë. 🤝
Falemnderit për diskutimin e hapur mbi atë çfarë mund të bëjmë më shumë ne si ligjvënës për studentët dhe për gjithë shqiptarët.
Mirënjohje ambasadorit tonë në Shkup për këtë organizim frymëzues.
🇦🇱🇪🇺🇲🇰”













