Një demokrate e quajtur Juli Emiri është revoltuar pse mediat i kanë bërë jehonë lajmit ku një demokrat kishte shkruar në fletën e votimit: “Të q*fsha Mul Nokën”.
Ajo ka kërkuar që mediat t’i kushtojnë më shumë një separtamenti të ashtëquajtur Brain Gain.
“Ka një rrjet të rinjsh në politikën shqiptare për të cilat media flet shumë më pak se për Partinë Demokratike dhe Sali Berishën.
Ka një departament me të rinj ekselentë shqiptarë që kanë studiuar në vende të ndryshme të botës që quhet departamenti Brain Gain. Ka një libër manifest politik “Lule Bore” i cili u promovua pardje nga arkitekti i këtij departamenti Andi Mustafaj, për të cilin me siguri keni dëgjuar shumë më pak se për zgjedhjet e djeshme.
Të rinjtë e Brain Gain shkruajnë siç kanë bërë ngahera burrat shtetformues që kanë ditur se më së pari vjen mendimi politik e më pas politika.
Të rinjtë e Brain Gain nuk bëjnë zhurmë, por përpiqen ta japin kontributin e tyre me vepra.
Të rinjtë e Brain Gain nuk e kritikojnë Partinë Demokratike, por i paraqesin shembullin e tyre.
Të rinjtë e Brain Gain nuk zgjedhin rrugën e thjeshtë të vëzhguesit, por të vështirën e marrjes së përgjegjësisë.
Të rinjtë e Brain Gain nuk janë të rinj në moshë; janë të rinj në mendim, energji dhe model.
Të rinjtë e Brain Gain nuk janë të rinj, janë bash në momentin kur duhet të shpërthejnë akumulimin e tyre ndjesor, intelektual e fizik për të (ri)krijuar identitetin e politikës shqiptare.
Media mund të mbushte programet çdo ditë me promovimin e tyre, por zgjedh të promovojë banalitetin. Media mund të bënte lajm dje librin, por zgjodhi të bënte lajm fletën e votimit ku shahej Flamur Noka.
Media mund t’u japë shqiptarëve alternativë, por zgjedh të bëjë vetë atë për të cilën kritikon Partinë Demokratike”, shkruan ajo.










