Babai i Hansi Flick ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm, pak para ndeshjes Barça – Real Madrid (21:00). Trajneri i Barcelonës i informoi gjatë ditës si lojtarët ashtu edhe drejtuesit e klubit, por pavarësisht dhimbjes së madhe, ai pritet të jetë në pankinë sonte në përballjen vendimtare për titullin e La Ligës ndaj Real Madridit.










