Ernest Muçi nuk do të jetë pjesë e Kombëtares shqiptare për dy miqësoret e muajit qershor, për shkak të një dëmtimi që e ka detyruar të tërhiqet nga grumbullimi.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti përmes një reagimi në rrjetet sociale, ku shpreh keqardhjen për mungesën dhe i uron suksese skuadrës dhe stafit teknik në dy ndeshjet e ardhshme.
“Më vjen keq që nuk mund të jem pjesë e Kombëtares për dy miqësoret për shkak të një dëmtimi. I uroj suksese çunave dhe trajnerit Maran në këto dy sfida. Shihemi së shpejti. Forca Shqipëri”, ka shkruar Muçi.










