Këshilli i Sigurimit i OKB-së po zhvillon një mbledhje urgjente për të diskutuar zgjerimin e operacioneve ushtarake izraelite në Liban, pas marrjes nën kontroll të Kështjellës mesjetare Beaufort nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF), raportojnë burime diplomatike të cituara nga AFP.

Sipas të njëjtave burime, mbledhja urgjente është kërkuar nga Franca dhe po zhvillohet menjëherë pas një tjetër seance emergjente të Këshillit të Sigurimit, e cila do iu kushtua incidentit të rrëzimit të një droni rus mbi një ndërtesë banimi në Rumani.

Mbledhja vjen në një moment tensionesh të larta në rajon, ndërsa Izraeli ka zgjeruar operacionet e tij ushtarake në jug të Libanit. Autoritetet izraelite kanë njoftuar marrjen e Kështjellës Beaufort, një pozicion me rëndësi strategjike, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm në operacionet kundër Hezbollahut.