Udhëtoi me pjesën tjetër të skuadrës për në SHBA, por nuk është e thënë që Nico Paz të jetë me Argjentinën për fillimin e Botërorit.
Prania e mesfushorit ofensiv u vu në dyshim nga një dëmtim i pësuar në ndeshjen ndaj Veronës që e la jashtë fushe në dy ndeshjet e fundit të Serie A me Como.
Bëhet fjalë për një problem në gju që futbollisti i ardhshëm i Realit të Madridit shpresonte të mund ta zgjidhte përpara kompeticionit më të rëndësishëm futbollistik. Por sipas të përditshmes spanjolle AS, të skuadra Albiceleste janë shfaqur të shqetësuar.
Në këtë moment pjesëmarrja e Nico Paz në Botëror është në dyshim dhe për ketë arsye mesfushori ofensiv i Aston Villas, Emiliano Buendia është në gatishmëri; në rast se Nico Paz nuk do t’ia dalë mbanë, do të jetë pikërisht ai që do të jetë në vendin e tij. Gjithsesi Scaloni do të duhet të zgjidhë rezervat sa më shpejt të jetë e mundur; lista e të grumbulluarve mund të modifikohet deri në 24 orë përpara ndeshjes hapëse të turneut.










