Deputeti i PS, Ardit Bido i është përgjigjur me ironi një videoje të deputetit të Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, i cili u drejtohej kolegëve socialistë se mbajtja e kolltukut në Parlament nuk ia vlen më për ta.
Në një koment poshtë videos në fjalë, Bido i kujton Muçit se as zaptimi prej tij i oborrit të shkollës “Koto Hoxhi” në Gjirokastër apo protesta për zonat e mbrojtura, kur vetë Muçi ka aksione si ndërtues në Arameras, nuk ia vlejnë po ashtu.
“Nuk ia vlen. As zaptimi i oborrit të shkollës Koto Hoxhi në Gjirokastër nuk ia vlen. As protestat për zonat e mbrojtura, por jo në Arameras ku ke aksione nuk ia vlen. As heshtja për çështjen çame kur je pasardhës vorioepirotistësh me kombësi greke nuk ia vlen. Ndaj, @redmuci kolltukun lere, se nuk ia vlen”, shkruan Bido.










